Partizani u mposht nga Iberia 1999 me shifrat 2-0.
Një humbje që “dhemb” për kryeqytetasit, pasi misioni për t ëkaluar në fazën e 3-të të Conference League bëhet “malore’.
Por pavarësisht kësaj, të kuqtë nuk dorëzohen. Vangjel Zguro ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku motivon shokët e ekipit për sfidën e kthimit. Takim që do të luhet më 1 gusht në “Elbasan Arena” në orën 20:00.
“Asgjë s’ka mbarua.
Te enjten për të bërë kthesën e ndeshjes së parë,me besim dhe me pak fat do ja dalim", ka shkruar Zguro. Ekipi i Orges Shehit në sfidën e kthimit është i “dënuar” për fitoren dhe përmbysjen për të siguruar kalimin në fazën tjetër, teksa çdo rezultat tjetër do t’i eliminonte nga ky kompeticion.