Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 11:09
Dean Liço

Dean Liço nuk do të jetë më lojtar i Skënderbeut për sezonin e ri. Korçaret kanë arritur marrëveshjen për shitjen e kapitenit në Turqi.

Fantazisti do të vazhdojë karrierën te skuadra e Igdir FK, e cila militon në kategorinë e dytë turke. Mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje. Prezantimi i lojtarit në Turqi është çështje ditësh, teksa janë zbuluar edhe prapaskenat e këtij transferimi.

E BUJSHME/ Kapiteni i Skënderbeut largohet nga Superiorja, gati transferimi në kampionatin turk

Nga kjo shitje Skënderbeu përmirëson financat, ku 250 mijë euro shkojnë në arkat e korçarëve.

Gjithashtu drejtuesit e klubit kanë mbajtur edhe 15% të kartonit të kapitenit, ku do të përfitojnë sërish nëse klubi turk do ta rishesë Liçon. Ky i fundit largohet nga "Ujqërit e Dëborës" pas 2 sezonesh dhe nis kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat