Talentin shqiptar e kërkojnë në Bundesligë

Futboll

Talentin shqiptar e kërkojnë në Bundesligë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 11:59
Hasa

Luis Hasa e nisi titullar takimin e parë miqësor të Juventusit.

Bardhezinjtë po kryejnë fazën përgatitore në Gjermani, atje ku u përballën me Nyrenbergun.

Nga minuta e parë në fushë ishte edhe Hasa, i cili rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 37.

Lojtari shqiptar u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, së bashku me 9 shokë të tjerë të skuadrës. Hasa po përpiqet të bindë trajnerin Tiago Mota për të qenë pjesë e projektit të këtij të fundit në sezonin e ardhshëm, megjithëse për të ka interesim nga klube të tjera në merkato.

Mediat italiane raportojnë se përveç Palermos dhe Sampdorias, në garë për shërbimet e Luis Hasës është futur edhe një ekip nga Bundesliga.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat