Eriksen mesazh trajnerit

Futboll

Eriksen mesazh trajnerit

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:17
Eriksen e Ten Hag

Christian Eriksen, ish-mesfushori danez i Interit, aktualisht te Manchester United, së fundmi dha një intervistë ku flet për aktualitetin.

Por edhe ambiciet në futbollin e luajtur, ku bën publike një kërkesë për trajnerin Erik ten Hag.

“Jam vërtet i lumtur. Familja ime është stabilizuar në Manchester dhe më pëlqen të qëndroj tek United. Por si një lojtar futbolli, dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur“.

Mesfushori, i cili pësoi një atak kardiak në fushë në Euro 2020, ka edhe një vit kontratë me Manchester United.

Dhe për këtë arsye hipoteza e një lamtumire gjatë verës aktuale nuk mund të përjashtohet.

“Të largohem nga United? Kjo do të varet nga ajo se çfarë vjen dhe nga ajo se çfarë ndodh. Bëhet fjalë edhe për të bindur trajnerin që të të japë minuta.

Unë do të përpiqem të bëj timen. Të shohim se ku do të jemi. Dua ende të zbres në fushë. Natyrisht do të mbetem i njëjti njeri, luaj apo jo.

Do të jem i njëjti duke u përpjekur të ndihmoj të tjerët nëse mundem dhe do të përqendrohem te loja.

Por unë dua të jem ende një futbollist jo, thjesht djali i shoqërueshëm“, u shpreh 32-vjeçar danez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat