Premtimi i administratorit Forlani: Milani financiarisht në rregull

Futboll

Premtimi i administratorit Forlani: Milani financiarisht në rregull

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:40
Pamje nga një ndeshje

Administratori i Milanit, Xhorxho Furlani, u intervistua nga “Bloomberg”.

Për asnjë moment ai nuk i fshehu qëllimet e klubit në nivel tregtar, por sidomos sportive.

Lidhur me të ardhmen kuqezi, ai u shpreh: “Ambicia jonë është të luftojmë për titullin çdo vit dhe të jemi gjithashtu konkurrues në Ligën e Kampioneve. Tani ne duam ta bëjmë këtë duke zbatuar një strategji të qëndrueshme.

Dy vjet më parë bilanci nuk tregoi humbje për herë të parë në 17 vjet.

Milani nuk ka nevojë për të shitur lojtarë, për shkak të mungesës së kapitalit ose problemeve të fluksit të parave, kështu që sivjet nuk do të shesim askënd. Si drejtues, por edhe si tifoz, mund t’ju them se nuk duhet të shqetësoheni për Menjanë dhe Teon”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat