​Interi refuzon qasjen e Juventusit për yllin e mesfushës

Futboll

​Interi refuzon qasjen e Juventusit për yllin e mesfushës

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Inter thuhet se ka refuzuar qasjen e Juventusit për mesfushorin Davide Frattesi, por që është gati të dërgojë Martin Satrianon në Brest për 7 milionë euro.

Interi po përgatitet të mbrojë statusin e kampionit në Serie A në sezonin 2024/2025 dhe nuk po mendon të shesë lojtarët më të mirë të skuadrës.

Sipas “Gazzettas”, Juventusi ka qenë në mesin e klubeve që kanë pyetur për Frattesin, por “Nerazzurri” refuzoi qasjen e “Zonjës së Vjetër” dhe as nuk u ul për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.

Mesfushorët po luajnë një rol kyç nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe “Gazzetta” thekson se vetëm Real Madridi shënoi më shumë gola se “Nerazzurri” me mesfushorë gjatë sezonit 2023/24.

Bayern Munichu ishte i lidhur me një lëvizje për Hakan Calhanoglu në fillim të korrikut, por që te Interi nuk ishin të gatshëm ta shisnin për më pak se 70 milionë euro dhe turku vendosi të qëndronte në “Stadio Meazza”.

Frattesi nuk ishte një titullar i rregullt nën urdhrat e Inzaghit në sezonin 2023/24, por megjithatë arriti të regjistronte tetë gola dhe shtatë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat me “Nerazzurrët” në sezonin e tij të parë në klub.

Në të njëjtën kohë, sipas “Foot Mercatos”, kampioni në fuqi i Serie A ka pranuar një ofertë nga Brest për Satrianon. Oferta nga klubi francez ishte me vlerë 7 milionë euro, por sulmuesi uruguaian është ende në bisedime me klubin ku kaloi sezonin e fundit në huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat