Fonseca: Tifozëve tanë u garantoj një gjë

Futboll

Fonseca: Tifozëve tanë u garantoj një gjë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 15:39
Paulo Fonseca

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka siguruar tifozët se do të luajnë futboll sulmues këtë sezon.

Milani i Fonseca-s do të përballet mbrëmjen e sotme (ora 00:00) me Manchester Cityn të shtunën në SHBA.

Portugezi tha për CBS: “Unë mund t’ju garantoj 100% se do të shihni një Milan sulmues, i cili dominon ndeshjet, rikuperon topin shpejt dhe i bën tifozët krenarë.

“Ne do të mbrohemi ndryshe nga sezoni i kaluar, nuk dua të bëj krahasime, por do të jetë ndryshe, ne duhet të përmirësohemi nëse duam të fitojmë.

“Për mua lojtarët nuk kanë moshë: nëse kanë cilësi dhe kurajë, ata luajnë. Ndeshjet kanë ndryshuar shumë sezonet e fundit.

“Ditën tjetër, pashë Comon, që sapo u ngjit në Serie A, dhe në sulm, ata janë shumë, shumë të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat