Në Çellopek të Komunës së Bërvenicës u lëshua në përdorim stadiumi “Besa Arena” që do të jetë në shfrytëzimin e klubit të futbollit Besa
Klubi i futbollit Besa nga Çellopeku në përvjetorin e 45-të të themelimit më fund bëhet me stadium të ndërtuar sipas të gjitha standardeve të futbollit për ekipet që garojnë në rëngë më të ulët siç është Liga e tretë republikane ky
Project kapital për klubin e futbollit Besa është frytë i angazhimit maksimal të kryesisë aktuale, rinisë, afaristëve dhe mërgimtarëve të këtij vendbanimi.
Në ceremoninë e inaugurimit të këtij impiant sportive të pranishëm ishin kreu i Komunës së Bërvenicës, banorë të këtij vendbanimi dhe jo vetëm, mërgimtar, drejtuesit e Lidhjes futbollistike Komunale, afarist dhe futbollist të gjitha gjeneratave të ekipit Besa. Shiritin për inaugurimin e stadiumit e prenë kryetari i Klubit Bunjamin Mazllami, kryetari Komunës së Bërvenicës dhe përfaqësuesi i Fondacionit Albiz
Për rendësin e këtij stadium të futbollit foli kryetar i klubit “Besa”, Bujamin Mazllami. “Më në fund realizuan ëndrrën e kahmotshme që të kemi stadiumin tonë, andaj shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në realizimin e projektit që quhet “Besa Arena”.
Tani ekipi jonë Besa jo vetë që do të luajë në terrenin e vet por edhe do të themeloj shkollën e futbollit pasi në këtë vendbanim gjithmonë ka pasur dhe ka talent të futbollit. Uroj që ky impiant i ri të sjell suksese të reja klubit tonë. Faleminderit të gjithëve që na keni nderuar me ardhjen tuaj” tha Bujamin Mazllami kryetar i KF Besa.
Për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti “Besa Arena” drejtuesit e klubit ndanë mirënjohje për Fondacionin Albiz , Komunën e Bërvenicës, LFK Tetovë, Komapanisë Marmo Fix, Komapania Erjona Gerust Bau Kompania Adler,, ndërsa mirënjohje iu ndanë edhe Restorant Bocata, Pekon Bakeraj, Muhamedin Rushidi dhe Arjan Etemi,
Stadiumi “Besa Arena” posedon zhveshtore, tribuna me 500ulëse, rrethoj dhe vend parkim Pas ceremonisë hapëse u zhvillua një ndeshje ekzibisionale me ekipit Besa dhe mërgimtarëve.