Rikthehet të Gjilani

Futboll

Rikthehet të Gjilani

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 16:14
Arago Jamal

Siç edhe kemi njoftuar ditë më parë, mbrojtësi Arago Jamal është rikthyer te SC Gjilani.

Këtë e ka konfirmuar sot edhe klubi nga Gjilani.

"Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të ju prezantoj me ardhjen e fundit në skuadër Arago Jamal.

Futbollisti nga Gana rikthehet në ‘shtëpinë’ e tij për të nënshkruar dy vite kontratë pune.

Pas aventurave në disa klube nga vendet arabe, 30 vjeçari është kthyer te ekipi me të cilin u promovua në futbollin kosovar disa vite më parë.

Saktësishtësisht në edicionin 2015/2016 ai kishte arritur te Gjilani për të vijuar më pas karrierën futbollistike në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit.

Jamal do t’i bashkohet ekipit sërish pas rikthimit në shtëpi nga faza përgatitore në Bansko të Bulgarisë", njofotn SC Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat