Endrick: Ja si do ta fitoj vendin në formacion

Futboll

Endrick: Ja si do ta fitoj vendin në formacion

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 16:35
Endrick

18-vjeçari brazilian Endrick ka mbërritur në botën e Real Madridit dhe tregon gjithë lumturinë e tij me lotët e emocionit që derdhi sapo mori mikrofonin në Bernabeu për të përshëndetur fansat e tij të rinj.

Ish-ylli i Palmeiras më pas në konferencën për shtyp, dribloi çdo pyetje në lidhje me vendin në formacionin titullar apo pozicionin e tij të mundshëm në fushë, duke pasur parasysh konkurrencën e lartë.

Si do ta bindshë Ancelottin që të kesh një vend në 11-shen e tij?

“Unë nuk mund të përqendrohem në ato gjëra. Mund të them vetëm se jam shumë i lumtur në Madrid. Do të mësoj shumë nga lojtarët e mëdhenj dhe thjesht dua t’i ndihmoj ata dhe të ndjek këshillat e tyre. Tani përqendrohem në këtë, në duke mësuar dhe ndihmuar”.

Çfarë ju ka befasuar më shumë? Keni folur me Ancelottin për pozicionin tuaj?

“Sinqerisht nuk e di se çfarë kam bërë dje apo para dje, jam i habitur, sepse sot ishte një ditë e çmendur, diçka e mrekullueshme në jetën time. Shkova në spital dhe u lumturova shumë. Kur firmos, këtu… nuk mendoj për gjë tjetër. Do të doja të jetoja ditën e sotme, që është e mrekullueshme”.

A ndjeni shumë përgjegjësi? Cili është ushqimi juaj i preferuar spanjoll?

“Në fillim ndjeva shumë presion, por nuk i kushtova më vëmendje sepse ajo që dua është që familja ime të jetë e lumtur. Duhet të jem mirë me ta dhe të mos mendoj për presionin. Nëse ata janë në stadium, lumturia e tyre do të shihet në fytyrat e tyre.

“Ose nëse ekipi im fiton. Unë thjesht dua që të gjithë rreth meje të jenë të lumtur. Jam i lumtur që kam një familje të tillë. Dhe ushqimi… më pëlqen shumë paella, por ende po mësohem me kuzhinën spanjolle”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat