Drita është nikoqire e Breidablik në "Zahir Pajaziti", me stadiumin e Gjilanit i cili është harruar totalisht, dhe nuk duket as afër ndërtimit.
Lexo po ashtu:Rekomandohet që të anulohet tenderi i stadiumit në Gjilan
Skuadra e Dritës është me shumë fat që prapa tyre kanë një nga tifozeritë më të zjarrta në rajon, duke qenë prapa skuadrës gjithmonë, shkruan Olle.
Intelektualët fillimisht e kanë parë skuadrën e tyre në vitin 2018 ndaj Malmos në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashari.
Më pas janë zhvendosur në Fadil Vokrri, dhe ndaj Breidablik do jenë në Zahir Pajaziti.
Dy klubet gjilanase kanë pasur gjithmonë mbështetjen e tifozëve të tyre në të gjitha stadiumet, por vetëm në stadiumin e tyre jo, për fajin që nuk ka kushte tashmë e një dekad për të luajtur një ndeshje evropiane.