Rahoveci përforcohet me futbollistin nga Shqipëria

Futboll

Rahoveci përforcohet me futbollistin nga Shqipëria

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:26
Pamje nga prezantimi

Rahoveci përgatitet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra e Rahovecit po përforcohet me synime të qarta, për rezultate sa më të mira në edicionin e ri.

Futbollisti me përvojë, Erald Hyseni, do të veshë fanellën e Rahovecit. 

“Ish - futbollisti i KF Luftëtarit, KS Besa Kavajës, KF Egnatias, KF Skënderbeut, e në edicionin e kaluar ishte te KF Tomori,

Erald Hyseni i cili luan në pozitën e mesfushorit edicionin e ri do ta djersitë fanellën e KF Rahovecit. 

Kënaqësi për ne të kemi në radhët tona një futbollist e djalosh si ai. 

Rrugën e suksesit synojmë ta arrijmë bashkërisht”, njofton KF Rahoveci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat