Ten Hag: Ky sezon do të jetë më i vështirë

Futboll

Ten Hag: Ky sezon do të jetë më i vështirë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:35
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka rrëfyer se skuadra e tij duhet të sulmojë më shumë për të qenë një ekip më kompetitiv sezonin e ri. “Djajtë e kuq” kanë bërë dy nënshkrime të verës tashmë, me Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, por trajneri holandez dëshiron më shumë afrime, në mënyrë që ata të përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre.

“Unë dua që skuadra të jetë sa më e fortë.

Ne kemi bërë tashmë dy blerje shumë të mira, kështu që, kur të gjithë janë në formë, ne kemi një skuadër që mund t’i mposhtë të gjithë rivalët”, u shpreh Erik ten Hag.

“Por skuadra duhet të punojë për të sulmuar më shumë, për të shkuar sa më thellë në zonën e kundërshtarit.

Ky sezon do të jetë mbijetesa e më të fortit“, u shpreh më tej trajneri holandez i Manchester United.

“Ne dëshmuam se mund të mposhtim ekipin më të mirë. Jo vetëm një herë, e bëmë dy herë.

Por edhe ndeshjet e tjera ishin gjithashtu shumë afër. Sfida jonë është ta bëjmë atë vazhdimisht, kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë”, tha Ten Hag.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat