Ish-sulmuesi i Shpresave prezantohet te ekipi i ri

Futboll

Ish-sulmuesi i Shpresave prezantohet te ekipi i ri

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:58
Pamje nga prezantimi

Eljon Toçi, ish-sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, do të vazhdojë të tregojë vlerat e tij në futbollin italian.

Klubi i Fiorentinës, i cili zotëron kartonin e qendërsulmuesit shqiptar, i ka gjetur atij një sistemim tjetër ku të tregojë se sa vlen dhe të aktivizohet rregullisht.

Futbollisti 21-vjeçar është dhënë huazim në këtë edicion përsëri në Serinë C, këtë herë me Aurora Pro Patria. Një huazizm i cili do të zgjatë deri në fund të sezonit, ashtu siç kishte ndodhur një vit më parë ku Toçi la Fiorentinën për t’iu bashkuar fillimisht Sestri Levante e pastaj Pro Sesto.

Klubi i ri ka theksuar se si Toçi është “ringjallur” me 4 gola në 15 ndeshje me fanellën e klubit me të cilin luajti pjesën e dytë të sezonit, Pro Sesto, teksa pret që të bëjë të njëjtën gjë në këtë edicion për të ndihmuar skuadrën e re të qëndrojë në mesin e tabelës e për të mos rrezikuar rënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat