Sulmuesi shqiptar tregon klasin me Spartën e Pragës

Futboll

Sulmuesi shqiptar tregon klasin me Spartën e Pragës

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 19:26
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi ka treguar klasin e tij duke shënuar golin e parë në kampionatin çek.

Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95', ndërsa Sparta e Pragës fitoi 1-4 përballë Teplices. 

Kujtojmë se kartoni i 25-vjeçarit u ble nga Rapidi i Bukureshtit për shifrën e 2 milionë eurove gjatë kësaj vere. Gjatë sfidës së sotme u aktivizua në minutën e 69.

Në anën tjetër Qazim Laçi e nisi nga minuta e parë. Sparta e Pragës korri fitoren e dytë në kampionat për po aq ndeshje të luajtura. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat