Atletico Madrid i irrituar dhe bezdisur nga ndryshimi i mendjes?

Futboll

Atletico Madrid i irrituar dhe bezdisur nga ndryshimi i mendjes?

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 19:38
Artem Dovbyk

Përditësimet e reja vijnë në lidhje me sulmuesin e Girona, Artem Dovbyk.

Sipas asaj që lexohet te AS, në fakt, pavarësisht marrëveshjes së arritur ditë më parë nga Atlético dhe Girona, marrëveshja dështoi pasi përfaqësuesit e sulmuesit ndryshuan kushtet e vendosura fillimisht në tavolinët.

Colchoneros e kanë bërë të njohur respektin e tyre për golashenuesim e La Ligas, e konsiderojnë atë një profesionist të madh dhe i besojnë fjalës së tij, por nuk pranojnë asnjë lloj “shantazhi”.

Ajo që ka tronditur gjithçka, siç po qarkullon orët e fundit, është lëvizja e papritur e agjentëve të sulmuesit: portali spanjoll flet për kërkesa për komisione të tepërta si nga Girona ashtu edhe nga vetë lojtari, të cilave i shtohet edhe flirtimi i Roma-s.

Ndërkohë, Il Messaggero raportoi një histori që sugjeron se si lojtari po rivlerëson të ardhmen e tij.

Në fakt, Atletico do të ishte përpjekur në çdo mënyrë për të bindur ukrainasin të transferohej në Wanda Metropolitano, por ai nuk i eshte përgjigjur thirrjeve të minutës së fundit nga Diego Pablo Simeone, trajneri i Atleticos, i cili e ka kontaktuar atë ne telefon, një shenjë tjetër sesi lojtari pret marrëveshjen mes Girona dhe Romës për të përqafuar verdhekuqte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat