Muçolli shënon golin e dytë të sezonit në Suedi

Futboll

Muçolli shënon golin e dytë të sezonit në Suedi

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga ndeshja

Arbnor Muçolli ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në këtë sezon me skuadrëb e Goteborg në Suedi, por nuk ka shërbyer për të siguruar pikë për ekipin e tij i cili noton në ujëra të turbullta në kampionat.

Në ndeshjen kundër Bromapojkarna, Muçolli shënoi në minutën e 72-të me një gjuajtje të fortë në zonë, për të ngushtuar diferencën e ndeshjes në 2-3 në ato momente, pasi ekipi i tij ishte në ndjekje të skuadrës mike.

Kështu, mesfushori shqiptar hapi edhe një herë ndeshjen me gjuajtjen e tij që u devijua në rrjetë nga mbrojtësit, në atë që ishte goli i dytë i sezonit për të.

Por kaq nuk mjaftoi pasi sfida u mbyll me suksesin përfundimtar 4-3 të miqve dhe me Goteborgun që e sheh veten shumë afër zonës së ftohtë të klasifikimit të kampionatit suedez.

Muçolli shihej si një kandidat potencial për të qenë pjesë e listës së Euro 2024 nga trajneri Silvinjo, por një dëmtim i pësuar pak ditë para grumbullimit hoqi çdo shans të mesfushorit për t’u bërë pjesë e listës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat