Shaipi, Hajdari e Bislimi festojnë në Zvicër, Ajeti asiston por nuk i mjafton!

Futboll

Shaipi, Hajdari e Bislimi festojnë në Zvicër, Ajeti asiston por nuk i mjafton!

Nga: K.Goca Më: 27 korrik 2024 Në ora: 23:02
Lugano

Baseli ka pësuar humbje para shikuesve të vet, me rezultat 2:1 nga Lugano, në takimin e javës së dytë të elitës së futbollit zviceran.

Leon Avdullahu e Albian Ajeti startuan nga minuta e parë për Baselin dhe portieri Amir Shaipi e Albian  Hajdari për Luganon..

Uran Bislimi është aktivizuar nga minuta e 56-të për Luganon.

Hajdari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 53-të.

Për Luganon shënuan Aliseda (8') e Przybylko (69') dhe për Baselin Leroy (50').

Ajeti ka asistuar në minutën e 50-të, kur shënoi Leroy por ky gol nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Sioni kryeson me 6 pikë, pasojnë Servette me 6, Lugano 6 dhe Baseli renditet në vend të 11-të me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat