Arsenali, gati të paguajë 50 milionë euro për brazilianin e Barcelonës

Futboll

Arsenali, gati të paguajë 50 milionë euro për brazilianin e Barcelonës

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 23:16
Raphinha

Para se të largohej nga Leeds United për të shkuar te Barcelona, ​​për rreth 58 milionë euro, Arsenali ishte tashmë i interesuar për nënshkrimin e Raphinhas, i cili preferoi të ndiqte ëndrrën e tij të fëmijërisë, duke nënshkruar me katalanasit.

Dy vjet më vonë, “Topçinjtë” janë ende të gatshëm të paguajnë shumë për sulmuesin Brazilian. Sipas “Mirror”, drejtuesit e ekipit londinez do të ishin të gatshëm të ofronin 50 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe numrin 10 për brazilianin, i cili së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Katalunjë. “Po nisim sezonin e tretë”, shkroi Raphinha.

Anglezët duan të përfitojnë nga shitja e mundshme e Emile Smith Rowe te Fulhami i Marco Silvas për të përforcuar krahët, por mbetet për t’u parë nëse edhe 27-vjeçari është i interesuar.

Nga ana tjetër, Barcelona dëshiron të shesë për t’u hedhur më pas në merkato për Nico williams dhe Dani Olmon, që mbeten objektiva prioritarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat