Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore

Futboll

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 10:09
Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin

Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1 në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua  në ‘SoFi Stadium’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pari që hapi serinë e golave ishte Rasmus Hojlund i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ‘Djajve të Kuq’ pas asistimit të Marcus Rashford.

Sidoqoftë, Ten Hag mori një goditje të madhe kur pas vetëm disa minutave, pikërisht Hojlund u desh të zëvendësohej për shkak të lëndimit të muskujve hamstring.

Nuk mjaftoi kjo dhe Unitedit iu lëndua edhe një lojtar tjetër, kësaj radhe transferimi i ri Leny Yoro i cili  u zëvendësua në minutën e 35-të.

Sa i përket ndeshjes, reagimi i Arsenalit erdhi në minutën e 26-të, atëherë kur arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët filluan të bëjnë menjëherë zëvendësime për t’iu dhënë minuta të gjithë lojtarëve në dispozicion.

Përkundër ‘luftës’ së madhe që u zhvillua në fushë, në fund doli fitues Arsenali, falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 81-të.

Arsenali deri në fund do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore (Liverpool, Leverkusen dhe Lyon) ndërsa Unitedi do ta luajë të fundit ndaj Betisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat