Asani preferohet sërish nga trajneri që i “mbylli” dyert

Futboll

Asani preferohet sërish nga trajneri që i “mbylli” dyert

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 11:26
Gwangju

Jasir Asani duket se ka ngecur në Korenë e Jugut.

Kjo për shkak se kur mendohej që në dhjetor është lojtar i lirë, kontrata e tij u rinovua dhe për 1 tjetër sezon.

Kështu nuk i ka mbetur asgjë, veçse të japë kontributin e tij për Gwangju. Me këto të fundit ka marrë sërish minuta sot.

Trajneri Jung-hyo Lee e aktivizoi me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare dha kontributin e tij, ndërsa Gwangju fitoi 1 me 0 përballë Suwon.

Kjo është dhe fitorja e dytë radhazi, pikërisht me aktivizimin e dytë radhazi për Asani. Kujtojmë se trajneri i kishte mbyllur dyert Asanit prej 7 muajsh, ndërsa gjërat ndryshuan me të mbaruar Europiani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat