Besa e Kavajës i ka zhvendosur përgatitjet në Ersekë që nga data 19 korrik, ku nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa ekipi po ndjek një program me dy seanca në ditë. Tani ka ardhur momenti që të besuarit e trajnerit Josa të matin forcat dhe të testohen me kundërshtarët në fushën e blertë.
Për sot, Besa ka programuar një ndeshje kontrolli me Pogradeci, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Më pas, të mërkurën e 31 korrikut do të përballen me Lushnjën, takim i cili pritet të luhet në stadiumin e Ersekës. Ndërsa fundjavën tjetër Besa e mbyll me miqësoren me Skënderbeun, takim i cili është parashikuar që të zhvillohet në qytetin e Korçës.
\Këto tre takime do t’i shërbejnë trajnerit Josa për të parë gjendjen e ekipit, si dhe deri ku kanë arritur me përgatitjet, por edhe për testuar rreshtimin e skuadrës në kushte loje. Besa është “mbretëresha” merkatos së verës në Kategorinë e Parë deri tani, pasi klubi ka kryer 12 përforcime.
Gjithsesi, merkatoja mbetet e hapur, pasi te Besa e presin të paktën edhe një afrim, ku synimi mbetet gjetja e një qendërsulmuesi.