Calafiori kryen testet mjekësore si lojtar i ri i Arsenalit

Futboll

Calafiori kryen testet mjekësore si lojtar i ri i Arsenalit

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 14:38
Riccardo Calafiori

Riccardo Calafiori ka përfunduar testet mjekësore si lojtari i ri i Arsenalit.

Calafiori tani do të udhëtojë për në SHBA së bashku me agjentët e tij për t’u takuar me skuadrën e Arsenalit.

Mbrojtësi italian atje edhe do ta nënshkruajë kontratën me “Topçinjtë”.

Nënshkrimi zyrtar i kontratës deri në qershor 2029 do të bëhet në Shtetet e Bashkuara, siç është planifikuar nga klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat