Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa e Dobërdollit, ndeshjet si vendas do t'i luajë në stadiumin e Gostivarit.
Për faktin se fusha pranë Dobëridollit nuk i plotëson kushtet, drejtuesit e këtij kolektivi vendosën për këtë lëvizje.
“Ndeshjet vendase do t’i zhvillojmë në stadiumin e qytetit në Gostivar.
Kryesia e klubit ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me Komunën e Gostivarit për sezonin e ardhshëm 2024/25. Nga ky moment, të gjitha ndeshjet vendase të KF Besa do të zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gostivar.
Ky hap shënon një kapitull të ri, duke siguruar një ambient të përshtatshëm për tifozët dhe lojtarët tanë”, njofton KF Besa.