Real Madrid tashmë po mendon për një zëvendësues të Dani Carvajal, i cili është duke menduar pensionimin nga loja aktive në periudhën e ardhshme.
Ndaj edhe kampi i “mbretërve” po përgatit tashmë një plan për angazhimin e një mbrojtësi të djathtë.
Sipas informacioneve nga Spanja, Madridi tashmë është duke e konsideruar angazhimin e Ashraf Hakimit nga PSG.
Ky lojtar ka qenë pjesë e Real Madridit dhe më pas përmes Borussia Dortmundit dhe Interit përfundoi në Paris.
Kontrata e Hakimit është deri në vitin 2026 dhe ka mundësi që vitin e ardhshëm të kthehet në Real.