Sfida ndaj Napolit, bastet injorojnë Egnatian dhe i "japin" fitoren italianëve

Futboll

Sfida ndaj Napolit, bastet injorojnë Egnatian dhe i "japin" fitoren italianëve

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 15:17
Egnatia

Pasi mori një fitore të rëndësishme përballë Vikingur në transfertë, në Conference League, Egnatia do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë, për të luajtur një ndeshje prestigji.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me gjigantin italian të Napolit.

Sfida që do të startojë në orën 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Teofilo Patini” në Castel di Sangro.

Sipas kompanive të basteve, Napoli sigurisht që është favoriti absolut për të fituar këtë ndeshje.

Triumfi i italianëve kuotohet me koefiçentin 1.06, ndërsa një fitore e mundshme e Egnatias 23.00. Ndërsa barazimin, bastet sportive e kanë kuotuar me koefiçentin 13.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat