Gjendja e keqe e fushës në Podgoricë, skuadra shqiptare do të paraqitet në një fushë tjetër 

Futboll

Gjendja e keqe e fushës në Podgoricë, skuadra shqiptare do të paraqitet në një fushë tjetër 

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2024 Në ora: 16:45
Pamje nga ndeshja Deçiqi - TNS

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi Admiralbet nga Tuzi dhe Dinamo Batumi nga Gjeorgjia, do të përballen të martën në mbrëmje (21.00)në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë të dytë kualifikueseve për Conferende League. 

Ndeshja nuk luhet në stadiumin e “DG Arena” por është zhvendosur në fushën kryesore të Kampit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi!

“Tuzjanët kanë ndryshuar lokacionin për të luajtur  ndeshjen vendimtare për ta dhe shumë e rëndësishme edhe për futbollin e Malit të Zi, sepse skuadra ka rast të mirë për të qenë për herë të parë në raundin e tretë të garës më të re evropiane për klube, e cila ka nisur para karter viteve”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.

Deçiqi ka epërsinë e sfidës së parë, pasi ngadhënjeu në Batum me rezultat 2:0 ndaj kampionit gjeorgjian. Ndeshja nuk luhet “DG Arena” pasi që është në gjendje të keqe,

“Arsyeja e këtij ndryshimi është gjendja e fushës në stadiumin në Podgoric
ë”, thotë kryetari i Deçiqit, Pal Dreshaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat