Prishtina fiton në miqësoren e tretë

Futboll

Prishtina fiton në miqësoren e tretë

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 21:05
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka zhvilluar miqësoren e rradhës në fazën përgatitore, ku kanë mposhtur skuadrën turkmene, FK Nerw, 2:0.

Që të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, me përforcimet e reja të cilat shkëlqyen në këtë përballje.

Prishtina në rrjetet sociale ka përshkruar ndeshjen në disa detaje, ku sipas tyre, patën raste së pari të shënonte nga pika e bardhë kur sulmuesi Sunday Akinbule qëlloi traversën, sikurse disa minuta më herët nga një tjetër pozitë ideale.

Ndërsa golin e parë, jashtëzakonisht të bukur, në minutën e 31-të, realizoi Philippe Boueye nga pozita e mbrojtësit të djathtë, pothuajse nga vija anësore.

Pas dy shtyllave të qëlluara, një goli të anuluar nga pozita jashtë loje, në tentimin e katërt, ishte i saktë edhe qendërsulmuesi, Akinbule, kur pas një aksioni individual depërtues nga mesi i fushës, në fund ishte mesfushori anësor Ardian Muja që gjeti të lirë sulmuesin e kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat