Shpërtheu sezonin e kaluar në Kosovë, Tirana pas mbrojtësit

Futboll

Shpërtheu sezonin e kaluar në Kosovë, Tirana pas mbrojtësit

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 22:54
Ardi Ajdini

Ardi Ajdini është një dëshirë e Tiranës në këtë merkato vere.

Mbrojtësi shpërtheu sezonin e fundit me Fushë Kosovën në huazim, ndërsa tashmë është rikthyer te Prishtina.

Ajdini po ashtu numëron paraqitje me ekipin U-21 të Kosovës. Mbrojtësi i lindur në Prishtinë luan në qendër, ndërsa shihet me të ardhme.

Tashmë mbetet për t’u parë cilat do jenë hapat e radhës nga bardheblutë për 21-vjeçarin.

Tirana e këtij sezoni ka ndryshuar nga i kaluari, ndërsa merkato nuk është mbyllur akoma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat