Skuadra Besiktas ka kontaktuar sulmuesin e Manchester United, brazilianin Antony.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta largojnë nga skuadra Antonyn, por siç duket lojtari nuk i ka të njejtat mendime.
Besiktas janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin e krahut, por një përgjigje negative ka ardhur nga kampi i tij, i cili beson se do ketë minuta këtë edicion.
Erik Ten Hag para disa ditëve deklaroi se pret nga Antony dhe Rashford të ketë ndryshime në formën e tyre.