Bayern futet në merkato, kërkon lojtarin e Leverkusen

Futboll

Bayern futet në merkato, kërkon lojtarin e Leverkusen

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 18:09
Leverkusen

Ito do të mungojë për disa muaj pas një dëmtimi dhe për këtë arsye Bayern Munich është rikthyer në  merkato. Sipas asaj që raportoi Kicker, Jonathan Tah është objektivi i parë.

Në javët e fundit klubi bavarez kishte ofruar 25 milionë euro (përfshirë bonuset) për Bayer Leverkusen, por ky propozim u refuzua.

“Aspirinat” nuk ulen të negociojnë për më pak se 30 milionë euro për mbrojtësin.

Për momentin, klubi nga Mynihu nuk duket të jetë i gatshëm të rrisë ofertën e tyre. 28-vjeçari Tah luajti 31 ndeshje në sezonin e kaluar, me kampionët e Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat