Vllaznia është një prej ekipeve që ka bërë përforcime majft cilësore gjatë merkatos. Çdo repart i shkodranëve është thuajse i dubluar dhe kjo ka shtuar njëkohësisht edhe konkurencën në ekip.
Por me shtimin e konkurencës shtohen edhe “hallet” për Thomas Brdariç. Rejan Alivoda nuk është në preferencat e tij dhe nga titullar i skuadrës ka përfunduar në stol. Mesfushori ka spikatur në dy sezonet e fundit me kuqeblutë dhe një gjë e tillë pritet edhe në sezonin e ri.
Por siç duket është lënë shumë në hije nga trajneri i shkodranëve, ku para 21-vjeçarit preferohen Krymi, Deliu, Karimanovic e Qato. Madje edhe në dy sfidat e Confernece League që shkodranët luajtën ndaj Valur, Alivoda ka luajtur si zëvendësues.
Gjatë kësaj periudhe u përfol shumë për një transferim jashtë Shqipërie, por nuk u arrit marrëveshja me Slavia Prague. Minutat e pakëta që mund të ketë këtë sezon, mund të bëjnë sërish që lojtari të mendojë largimin nga Vllaznia. Kujtojmë se me shkodranët ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.