Dardan Vuthaj është futbollisti më i ri i Egnatias. Lajmin e bën të ditur vetë klubi rrogozhinas që prezanton lojtarin në rrjete sociale.
Vuthaj ka firmosur kontratën 2-vjeçare dhe do të jetë një forcë e shtuar për repartin e sulmit. 28-vjeçari nga Miloti vjen nga Italia ku ka luajtur thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij, ndërsa ka provuar edhe një aventurë të shkurtër me Laçin.
“Klubi ka kënaqesin të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri. Dardan Vuthaj ka firmosur për dy sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne.
Presidenti Agim Demrozi i ka uruar mirë se ardhjen sulmuesit i cili vjen pas aventurave me disa skudra të njohura në Itali”, shkruan klubi.