Efekti Conte?

Futboll

Efekti Conte?

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:58
Pamje nga prezantimi

Napoli prezantoi nëpërmjet një konference për shtyp një prej transferimeve të kësaj vere.

Fjala është për Alessandro Buongiorno, që mbërriti në jugun e Italisë nga veriu, aty ku më parë aktivizohej për Torinon.

Mbrojtësi ishte në listën e dëshirave të Juventus, mirëpo vetë 25-vjeçari shprehet se nëse do të vishte fanellën bardhezi atëherë do të tradhtonte veten e tij duke qenë se është rritur duke përfaqësuar Torinon.

“Refuzimi ndaj Juventus? Në fakt ishin shumë skuadra që më kërkuan, por nëse do të shkoja te Juventus atëherë do të ishte sikur të tradhtoja veten time. Te Napoli më pëlqen fakti që ndjehet shumë pasioni i tifozëve për skuadrën, jam shumë i lumtur për këtë zgjedhje.

Efekti Conte? E kam takuar rastësisht në rrugët e Torinos. Ishte datëlindja ime dhe kisha dalë me miqtë.

Nuk humbi kohë dhe më shpjegoi idetë e tij dhe atë që kërkon të arrijë me Napolin. Pas atij takimi, kemi folur sërish në distancë.

Bisedat më atë më kanë karikuar shumë dhe më kanë bërë të ndjehem i rëndësishëm, më ka dhënë shumë besim dhe unë mezi pres që t’ia shpërblej në fushë”, u shpreh Buongiorno.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat