Te Elbasani nuk kanë kohë për të humbur dhe drejtuesit menjëherë i kanë plotësuar “kërkesën” Roberto Bordin.
Trajneri italian u bëri të ditur drejtuesve se në këtë merkato kërkonte edhe një qendërmbrojtës për t’i besuar qendrën e prapavijës së bashku me Bruno Lulajt.
Tashmë drejtuesit kanë gjetur akordin me ish-mbrojtësin e Teutës.
Sipas “Supersport” bëhet fjalë për Harallamb Qaqi, i cili është lojtar i lirë që pas largimit nga durrsakët.
30-vjeçari do të vazhdojë kështu të mbetet pjesë e Superiores, ku do të nisë një aventurë të re në Elbasan. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje është çështje ditësh dhe kështu verdheblutë bëjnë ‘top’ prapavijën.
Kujtojmë se në të kaluarën Qaqi përveç Teutës ka luajtur edhe me Laçin dhe Kukësin.