Arsenali rivalizon PSG dhe Chelsea-n për bomberin e Napolit!
Arsenal synon që këtë sezon të bëjë hapin e madh për të fituar titullin kampion, jo vetëm për të qenë një rival i Manchester City-it. Objektivi i radhës për Mikel Artetën është bomberi i Napolit, Victor Osimhen.
Madje theksohet se për të bërë të mundur këtë transferim “Topçinjtë” janë të gatshëm që të “sakrifikojnë” dy lojtarë, anësorin e mbrojtjes, Tomiyasu Emile Smith Roëe, të cilët Arteta dëshiron t’i përfshijë në marrëveshje, për të marrë Osimhen-in.
Napoli nga ana tjetër kërkon 130 milionë euro për kartonin e sulmuesit nigerian. Chelsea dhe PSG janë dy rivalët e tjerë për “topçinjtë”, teksa nuk kanë munguar edhe tratativat me klubin italian, por deri më tani nuk ka akord.