Sulmuesi Arda Guler pritet të jetë një nga emrat e mëdhenj të Real Madrid sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu shpresojnë tifozët. 19-vjeçari turk shkëlqeu në Europian me kombëtaren dhe tani shpreson të konfirmohet edhe me “los blancos”, ku kërkon më shumë minuta në fushë.
Toni Kroos, i cili sapo ka varur këpucët, në një intervistë e ka vlerësuar ish-shokun e tij të skuadrës. Gjermani vlerëson gadishmërinë e Guler për të mësuar: “Ajo që e dallon Arda nga lojtarët e tjerë të rinj është hapja, dëshira e tij e madhe për të mësuar nga më të vjetrit”.
“Që kur erdhi, ai i kushtoi shumë vëmendje gjithçkaje që bënim para dhe pas stërvitjes.
Nuk ka shumë lojtarë të tillë sot në qarkullim si ai“, tha më tej mesfushori gjerman, që u tërhoq nga sporti pas Euro 2024.
Kroos vlerësoi gatishmërinë e Güler për të përmirësuar aftësitë e tij: “Ai me të vërtetë dëshiron të mësojë dhe të përmirësohet. Përfundimi i aksionit dhe gjuajtja e tij janë të pabesueshme, të gjithë e vumë re që në seancën e parë stërvitore”.
Arda Güler ka shansin t’i dëshmojë trajnerit Carlo Ancelotti, gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se ai është në gjendje të marrë më shumë minuta se sa shijoi në vitin e tij të parë në “Santiago Bernabéu”.