Gjenerata e re që nis të zhvillohet në Madrid

Futboll

Gjenerata e re që nis të zhvillohet në Madrid

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 14:04
Endrik e Guler

Arda Guler (2005, Turqi) dhe Endrik (2006, Brazil) kanë shkurtuar pushimet e tyre për t’u vendosur nën urdhrat e Karlo Ançelotit sa më shpejt të jetë e mundur.Me ide shumë të qarta, yjet e rinj të Realit e dinë rëndësinë e javëve të para në përpjekje për të bindur trajnerin se brezi i ri mund të fitojë më shumë rëndësi në sezonin e ardhshëm.

Braziliani dhe turku përfunduan seancën e fundit në “Real Madrid City” përpara se të nisen me ekipin për në turneun Realit në SHBA.

Për Arda Gyler kjo është vizita e dytë në SHBA, por vitin e kaluar nuk luajti asnjë minutë si pasojë e dëmtimit.

Një kalvar që zgjati shumë, por që u mbyll me sukses, teksa fundi i sezonit të kaluar ishte i mrekullueshëm për turkun në Madrid. Koha përfundoi duke dëshmuar se lojtari dhe klubi kishin të drejtë (6 gola në 367 minuta). Ai nuk u ndal me kaq dhe përfundoi duke shpërthyer në “Euro 2024” për të udhëhequr Turqinë, që ishte afër arritjes në gjysmëfinalet e turneut.

Ai diti të përfitonte nga momenti kur kalendari i hapi një boshllëk… dhe tani nuk dëshiron të zbresë nga treni. Nga Gyler te Endrik… “Faleminderit Zot!”, ishte gjëja e parë që braziliani ndau në rrjetet e tij sociale pas përfundimit të seancës së parë stërvitore të jetës së tij me Madridin.

Endrik po jeton një ëndërr… dhe as ai nuk dëshiron të zgjohet. Braziliani, i cili e bëri të qartë në ditën e tij të parë se dëshiron të kalojë gjithë jetën e tij në Madrid, donte të tregonte se angazhimi i tij do të jetë gjithmonë maksimal dhe i gatshëm për sfida të mëdha. Një futbollist i ri që nuk i pëlqejnë festat dhe e vetmja gjë që i shkon në mendje është të ketë sukses në elitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat