Partizani i gjithi në sulm, kërkohet përmbysja ndaj Iberia 1999

Futboll

Partizani i gjithi në sulm, kërkohet përmbysja ndaj Iberia 1999

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 16:33
Partizani

Të enjten në orën 20:00, Partizani do të zbres në fushën e ‘Elbasan Arenas’ me një objektiv të vetëm.

Kryeqytetasit synojmë të përmbysin rezultatin e sfidës së parë 2-0, në Gjeorgji, ndaj ekipit Iberia 1999 dhe të presin biletën për në fazën e tretë eleminatore në Conference League.

Të disavantazhuar nga dy golat e pësuar në Tbilisi, ‘të kuqtë’ tashmë nuk kanë asgjë për të humbur dhe në duelin e kthimit pritet që ata të hidhen në një sulm frontal, për të kthyer shifrat në favorin e tyre.

Por si të mos mjaftonte disfata në Gjeorgji, ‘dhimbjet e kokës’ për trajnerin Orges Shehit shtohen akoma më shumë.

Kartoni i kuq i marrë nga Arinaldo Rrapaj, në ndeshjen e parë, lë një boshllëk të madh në mesin e fushës. Kjo për shkak se në këtë repart, tekniku Shehi do të vuajë mungesat edhe të Muratajt dhe Prekës, të cilët ende nuk janë riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

Kështu që pritet t’u parë se çfarë ka ideuar trajneri i ‘demave të kuq’ për aktin e dytë ndaj Iberia 1999, teksa nuk përjashtohet as një ndryshim i skemës.

Ndërkohë, më solide duket të jetë reparti mbrojtës, me të zakonshmit Hadroj, Bytyçi, Sembene e Zguro.

Në kampin e kuq gjithçka është mbajtur sekret, por ajo çka nuhatet dhe parashikohet është që të ketë më shumë sulmues në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat