Egnatia përgatitet për Vikingurin

Futboll

Egnatia përgatitet për Vikingurin

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 17:34
Egnatia e Napoli

Një ditë pas humbjes së thellë në miqësoren e luksit me Napolin, lojtarët e Egnatias janë lënë pushim.

Rrogozhinasit pësuan 4 gola mbrëmjen e së dielës në Itali dhe ky fakt ka lënë një shije të hidhur, edhe pse bëhet fjalë për një kundërshtar mjaft të fortë dhe një ndeshje testuese.

Skuadra është kthyer dje në Shqipëri dhe stafi teknik ka vendosur që lojtarët të pushojnë, edhe pse përpara është sfida e kthimit me Vikingurin. Vetëm dy ditë ka në dispozicion Egnatia për të përgatitur këtë ndeshje, që zhvillohet në stadiumin e Shkodrës.

Për këtë arsye rrogozhinasit kanë vendosur që të akomodohen në qytetin verior që të mërkurën, ku do të zhvillojnë seancën e fundit përpara ndeshjes së kthimit me islandezët. Ekipi i kthehet sot fushës me fokusin pikërisht të kjo sfidë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat