​Roma ia vë syrin talentit brazilian

Futboll

​Roma ia vë syrin talentit brazilian

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 18:14
Wesley

Roma nuk po planifikon të ngadalësohet në tregun e transferimeve të verës dhe thuhet se ka filluar të shqyrtojë një lëvizje për yllin e Corinthians, Wesley.

Roma ka qenë aktive këtë muaj teksa kërkon t'i jap Daniele De Rossit përforcimet e nevojshme për të tentuar të mbyll diferencën me vendet e Ligës së Kampionëve, duke transferuar Enzo Le Fee, Samuel Dahl dhe Matias Soule.

Roma tani është në procesin e finalizimit të një lëvizjeje për sulmuesin e Gironas, Artem Dovbyk, duke shtuar fuqinë e nevojshme të zjarrit sulm, dhe puna po vazhdon për të marrë edhe disa përforcime të tjera, me Raoul Bellanova si “ëndrrën në anën e djathtë të fushës”.

“Corriere dello Sport” detajon se si Roma po vazhdon të shikojë përreth për mundësitë e tregut të transferimeve dhe i ka vënë sytë te Wesley, duke besuar se anësori i Corinthians mund të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e De Rossit.

Sulmuesi 19-vjeçar brazilian ka shkëlqyer për Timão këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në 41 paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat