Drita e Gjilanit është kualifikuar në rrethin e tretë të garave kualifikueseve të Comference League.
Futbollistët e Dritës dëshmuan lojë dhe ngadhënjyen me rezultat 1:0 ndaj skuadrës nga Islanda, Breidablik.
Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa periudha e dytë mjaft e mirë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në minutën e 67-të, Kastrioti Selmani nga rreth 18 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë, duke shtangur udhëtuesit.
Gol që rrallë herë shihet në stadiumet tona.
Duhet theksuar se, Drita e ka fituar takimin e parë me rezultat 2:1 ndaj Breidablikut.
Skuadra nga Gjilani me rezultat të përgjithshëm 3:1 avancoi më tej..