Pyunik Yerevan është kualifikuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, ka pësuar golin e nokautit në minutën e 90+5, duke pësuar humbje me 3:1 udhëtim nga Pyunik Yerevan.
Strugës Trim Lum iu zhvlerësuar fitorja në Ohër me 2:1 dhe eliminohet nga garat evropiane.
Vendasit kaluan në epërsi me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Deble (16') e Kovalenko (45').
Në minutën e 4-të shtesës së pjesës së parë
Besart Ibraimi shënoi pas asistimit të Bunjamin Shabanit, për rezultatin 2.1.
Kur pritej ndeshja që të shkojë në vazhdime, Kovalenko shënoi në minutën e 90+5 për 3:1 dhe armenët janë kualifikuar më tej.