Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka treguar forcën në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Hamrun Spartans në Maltë.
Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League.
Ndeshja e parë ka përfunduar pa gola (0:0).
Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja dëshmuan lojë të mirë sidomos në pjesën e dytë.
Futbollisti Walid Hamid ka shënuar nga distanca në minutën e 64-të.
Goditja e tij së pari bie në tokë e pastaj futet në pjesën e epërme të portës, duke zënë portierin në befasi.
Në minutën e 76-zë, Bernard Karrica ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke thelluar rezultatin në 0;2.