Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar sukses të madh në garat evropiane.
Deçiqi është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League.
Skuadra nga Tuzi ka luajtur baras (0:0) me Dinamon e Batumit të Gjeorgjisë por falë fitores në takimin e parë në Batum, shkojnë në rrethin e tretë kualifikues.
Është një sukses i madh për skuadrën shqiptare, me president Pal Dreshaj.
Ballafaqimi i sotëm u luajt në Podgoricë por që nuk “prodhoi” gola, sulmuesi nuk e kishin mbrëmjen e tyre.
Megjithatë skuadra shqiptare ka arritur qëllimin e vet duke shënuar suksesin më të madh në histori të ekzistimit si klub.