“The Gunners” synojnë afrimin e Sane-s

Futboll

“The Gunners” synojnë afrimin e Sane-s

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 23:32
Leroy Sane-

Arsenal është duke u përforcuar për sezonin e ardhshëm, me qëllimin kryesor fitoren e Premier League.

Pas zyrtarizimit të Calafiori-t vetëm një ditë më parë, tashmë “The Gunners” kanë kthyer fokusin nga Bayern Munich.

Sipas raportimeve të medieve britanike, trajneri Mikel Arteta dëshiron që të ketë në ekip sulmuesin e bavarezëve, Leroy Sane-n.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Arsenal do të ketë mundësinë për të nisur negociatat me Sane-n, duke qenë se 28-vjeçari është në negociata për të rinovuar me Bayern-in.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat