Egnatia nuk heq dorë

Futboll

Egnatia nuk heq dorë

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 00:00
Egnatia

Klubi rrogozhinas është duke punuar edhe për merkaton, pavarësisht se Egnatias i duhet ta përballojë ndeshjen e së enjtes me të njëjtin grup lojtarësh që kishte në Islandë.

Kampionët e Shqipërisë kanë në plane disa lojtarë, të cilët mund të federohen për turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës.

Përveç dyshes së Laçit, Dajsinani-Ujka, drejtuesit e Egnatias kanë në plane të afrojnë edhe një sulmues me kualitet veç Vuthajt.

Rrogozhinasit besojnë fort se mund të shkojnë deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe duan t’i paraprijnë situatës për të qenë atje me një skuadër të kompletuar. Largimet e Sherrit, Ibrahimoglu dhe Spahiut kanë krijuar një boshllëk jo të vogël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat