Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca foli për grindjen mes shokëve të skuadrës Enzo Fernandez dhe Wesley Fofana.
Ky i fundit u “tërbua” në rrjetet sociale kur Fernandez postoi një video kontroverse të tij dhe bashkëlojtarëve të Argjentinës duke kënduar një këngë për kombëtaren franceze.
Fofana e quajti atë "racizëm të pafrenuar", por tani thuhet se i ka rregulluar gjërat me Fernandez.
Trajneri Maresca u shpreh:
“Takimi ishte mes Enzos, disa shokëve të tij, Wes ishte aty. Ata folën me njëri-tjetrin. Është normale ndonjëherë që reagimi i parë nuk është gjithmonë i mirë kur debatojnë, ndërveprimi i parë nuk është i mirë. Por duke e menduar pak, ditë pas dite, mund të kuptoni se nuk kishte ndonjë qëllim të keq, sepse ata e njohin Enzon. Ata e dinë që Enzo është një djalë i mirë".