Eljon Sota prezantohet te ekipi i ri

Futboll

Eljon Sota prezantohet te ekipi i ri

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 11:36
Eljon Sota

Eljon Sota ka mbyllur aventurën e tij me Partizanin dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Korenë e jugut.

Ish-lojtari  të kuqve është prezantuar paraditen e sotme te ekipi i ri, teksa ka firmosur me Suwon FC.

Pikërisht këto të fundit kanë zyrtarizuar transferimin e Sotës.

“Eljon është një mbrojtës me shpejtësi të lartë dhe goditje precize dhe pritet të kontribuojë në mbrojtjen e qëndrueshme të Suëon FC në gjysmën e dytë të sezonit.

Mirëpresim Sotën, i cili do të ketë eksperiencën e parë në K League 1!”, ka shkruar klubi korean. Kujtojmë se në Korenë e Jugut luan edhe Jasir Asani, një tjetër ish-lojtar i Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat