Ancelotti: Real spektakolar

Futboll

Ancelotti: Real spektakolar

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 11:43
Real Madrid

Leny Yoro ishte objektivi i Real Madridit për qendrën e mbrojtës, por garën për talentin francez e fitoi Manchester United.

“Los Blancos” e cilësonin 18-vjeçarin si një investim për të ardhmen, ndërkohë që Carlo Ancelotti thekson se në ekipin e tij nuk do vijë një tjetër mbrojtës.

“Jo, jemi në rregull kështu, nuk do të firmosim me askënd tjetër. Merkaton quajeni të mbyllur.

Vallejo është rikthyer, Alaba po rikuperohet dhe po e merr veten.

Ndërkohë që kemi edhe shumë djem të talentuar nga akademia, të cilët po i vlerësojmë.

Mendoj se as largime nuk do të ketë, pasi askush nuk dëshiron të ikë prej këtu. 

Sepse realisht kemi një skuadër spektakolare“, u shpreh timonieri italian i kampionëve të Spanjës dhe Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat